Akuzohet nga Spanja për trafikimin e mbi 80 kg kokainë, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

Akuzohet nga Spanja për trafikimin e mbi 80 kg kokainë, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë

Në Vlorë është arrestuar një 30-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal, i dyshuar për trafikimin e një kontejneri me 82.84 kilogramë kokainë, e sekuestruar më 05.02.2026 në portin e Vigos, Spanjë.

 

Operacioni u zhvillua si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale ndërmjet autoriteteve spanjolle dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, nëpërmjet Interpol Tiranës, lidhur me vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.

 

Si rezultat, u lokalizua dhe u arrestua në Vlorë shtetasi Klevi Kananaj, 30 vjeç, lindur në Vlorë, ndaj të cilit autoritetet gjyqësore në Spanjë kanë lëshuar urdhër-arrest më 03.03.2026 për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

 

Sipas hetimeve, 30-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me persona të tjerë për trafikimin e kokainës të fshehur në një kontejner. Lënda narkotike u sekuestrua nga policia spanjolle në portin e Vigos, ku u arrestuan në flagrancë edhe dy persona të tjerë gjatë përpjekjes për të nxjerrë ngarkesën.

 

Dyshohet se roli i tij ka qenë vëzhgimi i kontejnerit nga jashtë terminalit. 

Më pas ai është larguar fillimisht drejt Katalonjës dhe 11 ditë pas ngjarjes ka udhëtuar drejt Italisë.

 

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit për finalizimin e procedurës së ekstradimit të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy