
Një vajzë e vogël vetëm 5 vjeçe ka përfunduar në spital pasi është rrëzuar në kopshtin që frekuentonte.
Në spitalin e Elbasanit është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore një 5-vjeçare, banuese në Elbasan. Nga veprimet hetimore dyshohet se 5-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht, në ambientet e kopshtit ku qëndron.
Pasi mori mjekim në spital, vajza u largua në banesë, me familjarët e saj.



