Gjendet në lumin Vjosë trupi i dekompozuar i një 35-vjeçari

Gjendet në lumin Vjosë trupi i dekompozuar i një 35-vjeçari

Një person, deri tani i paidentifikuar, është gjetur pajetë në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar.

Trupi i viktimës, i seksit mashkull, është gjetur i dekompuzuar rreth orës 13:40.

Nga kqyrja paraprake e viktimës nuk dallohen shënja dhune apo dëmtime të tjera.

I mbyturi mbante veshur një bluzë të bardhë, çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë "thike".

Informacioni zyrtar i Policisë:

Sot rreth orës 13:40, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar, është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar, rreth 35 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune apo dëmtime të tjera. Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë, çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”. Personat e interesuar të paraqiten në morgun e spitalit Fier. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e personit të mbytur dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Personat e interesuar duhet të paraqiten në morgun e spitalit Fier.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy