Durrës, 50-vjeçari kapet me 11 kg heroinë në port

Durrës, 50-vjeçari kapet me 11 kg heroinë në port

Një sasi prej 11 kg heroinë është sekuestruar në portin e Durrësit. Sipas policisë, lënda narkotike është gjetur gjatë kontrollit të një mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. S.

“Gjatë kontrollit të imtësishsëm të automjetit në gomën rezervë dhe në brendësi të vendit ku ajo vendoset, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 pako me lëndë narkotike, me peshë 11 kg, e dyshuar heroinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Uniformat blu kanë arrestuar drejtuesin e mjetit, A. S., 50 vjeç, banues në Zvicër. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy