Edhe në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 26 raste të reja të vdekjes nga COVID-19.
Ndërkohë nga 12.558 testime, 1.448 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Gjatë një dite, ndërkohë janë regjistruar të shëruar 1.421 persona, duke çuar numrin total të të shëruarve në 120.892.
Ndërsa janë shënuar 26.525 raste aktive.
Numri total i të vdekurve në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 2.584 veta.
Vetëm në 24 orët e fundit janë vaksinuar 20.479 persona, duke çuar totalin në 882.718 doza të administruara. Prej tyre 584.271 janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa 298.445 me dozën e dytë.




