Protesta e djeshme e opozitës para kryeministrisë, është shoqëruar me një sërë procedimesh nga policia përfshirë edhe 3 deputetë të Partisë Demokratike të cilët akuzohen për kundërshtim të punonjësve të policisë.
Selia blu akuzon policinë për tejkalon të ligjit, ndërsa kryeministri Rama përmes një reagimi tha se PD është e vetmja parti që ka në programin e saj dhunën.



