
Policia e Lushnjës ka njoftuar se një 65 vjeçare është gjetur pasditen e sotme e vetëvarur në oborrin e shtëpisë së saj në qytetin e Lushnjës.
Sipas uniformes blu, gruaja vuante nga depresioni.
Lushnjë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 15:25, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, është gjetur nga familjarët në oborrin e banesës e vetëvarur, shtetasja Sh. M., 66 vjeçe (e cila vuante nga sëmundja e depresionit).
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



