Në SHBA me pasaportë false, arrestohet shqiptari që organizonte trafikun e klandestinëve

Në SHBA me pasaportë false, arrestohet shqiptari që organizonte trafikun e klandestinëve

Një shqiptar dhe dy italianë janë arrestuar nga policia e Perugia-s për organizim të emigracionit të paligjshëm. Siç bëjnë të ditur mediat italiane, P.P., 37 vjeç, shqiptar, është vënë në pranga së bashku me dy shtetas italianë, 47 dhe 44 vjeç.

Hetuesit kanë zbuluar se tre personat në fjalë kishin ngritur një rrjet kriminal që prej vitit 2013. Falë këtij rrjeti, ata kanë bërë të mundur që dhjetëra shqiptarë të mbërrijnë në SHBA me dokumente false, kundrejt pagesave që shkonin në disa mijëra euro.

Pasaportat false siguroheshin nga shqiptari P.P., ndërsa dy shtetasit italianë ndihmonin në transportimin e kladestinëve drejt SHBA-ve nëpërmjet agjencisë së tyre të udhëtimit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy