Gazetari Xhevahir Zhabina raportin e SPAK, ku 85 nga të proceduarit për pastrim parash janë të papunë, e komenton me fjalët se puna që ata bëjnë është pastrimi i parave.
Në emisionin FactCheck në MCN TV, ai tha se nëse ke paratë për të pastruar, industria ku ti mund t’i pastrosh shpejt dhe duke i kthyer në prona është ndërtimi.
Ti lidhesh me një kompani ndërtimi, hap kompani ndërtimi tënden duke përdorur persona që janë më legjitim, ka një sërë mënyrash për tu futur në këtë industri.
Mund të futesh në tregti sende luksi, si nga Franca silleshin ora dhe bizhuteri të shtrenjta dhe i shisnin në Shqipëri.
Duhet të ketë transferta dhe më të mëdha, duke pasur parasysh dhe akomodimin e shtetasve shqiptarë në Dubai.
Pjesë e grupeve kriminale shqiptare dhe shqiptarë që kryejnë aktivitete kriminale në Amerikën Latine, vlen në këtë rast që aktiviteti që këta personazhe kanë në Dubai për momentin, ku një pjesë kanë investuar në real estate, apo kanë hapur biznese, legjitimojnë në një farë mënyre transaksionet që kryejnë.
Ka me dhjetëra transaksione të tilla që kamuflohen nga bizneset e ligjshme që hapin biznese në Dubai.
Pastrimi i parave nuk bëhet pa bankë dhe nëse bankat nuk ndihmojnë ose mbyllin një sy, ndihmon shumë.
Nuk është vetëm kjo skema e pastrimit në Shqipëri, se kemi parë që paraja kesh është shtuar shumë në Shqipëri.
Të gjithë kemi dyshime se para kesh në Shqipëri dhe kryesisht euro ka me shumicë, kjo edhe prej rënies së kursit të këmbimit të euros.
Një nga skemat që SPAK ka identifikuar është përdorimi i shoqërive tregtare, hapet një kompani e caktuar e cila më pas transferon në kompani të tjera, duke copëzuar pjesën e parave, deri sa zhduket.
Këto para kalojnë në pasuri të paluajtshme në apartamente dhe prona të tjera. Një skemë pastrimi parash është edhe në mallra luksi, si ora, skafe etj.



