Tentoi të trafikonte 1 ton drogë drejt Greqisë, Apeli i GJKKO lë në burg 58-vjeçarin

Tentoi të trafikonte 1 ton drogë drejt Greqisë, Apeli i GJKKO lë në burg 58-vjeçarin

Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la sot në burg 58-vjeçarin Bashkim Murataj, i akuzuar për tentativën e trafikut të 1 ton drogë drejt Greqisë.

Sipas SPAK, në shkurt të vitit 2019 të pandehurit Adrian Sako, Zija Hidri, Bashkim Murataj dhe Gentjan Ramadani, nën drejtimin dhe organizimin e grupit të strukturuar kriminal nga ana e Bashkim Murataj kanë tentuar të trafikojnë 104 thasë të mbushur me 1 ton kanabis, nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës.

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 09.09.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është shpallur vendimi lidhur me çështjen penale nr. 34 akti, datë 17.03.2022 regjistrimi, në ngarkim të të pandehurit Bashkim Murataj, ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi, Engert Pëllumbi dhe Lutfije Celami, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 72, datë 22.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Një ton kanabis i ngarkuar në dy kamionë që kishin për destinacion Greqinë u sekuestruan në shkurt të vitit 2019.

Lënga narkotike ishte ndarë në 104 thasë, dhe ishte vendosur me një ngarkesë me krunde dhe mes tyre ishin fshehur thasët me kanabis.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy