I gjetën kanabis dhe 10 mijë euro në makinë, në pranga 39-vjeçari

I gjetën kanabis dhe 10 mijë euro në makinë, në pranga 39-vjeçari

Një 39-vjeçar me inicialet Y.H., ra në prangat e Policisë së Beratit pasi merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike.

“Blutë” kanë ndaluar në lagjen "Barrikada", automjetin tip "Benz", ku gjetën kanabis, 10.000 euro dhe një sasi lekësh, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga aktiviteti kriminal i shitjes së lëndës narkotike.

 

NJOFTIMI

Berat

Finalizohet operacioni policor i koduar “Barrikada”.

Ushtronte aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihet në pranga 39-vjeçari. 

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një automjet dhe një sasi e konsiderueshme parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas ushtronte këtë aktivitet kriminal në qytetin e Beratit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Barrikada".

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Y. H., 39 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar, në lagjen "Barrikada", automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin Y. H. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike canabis sativa, 10.000 euro dhe një sasi lekësh, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga aktiviteti kriminal i shitjes së lëndës narkotike.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.   

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy