Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare në Dhërmi, shpallet në kërkim 41-vjeçari

Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare në Dhërmi, shpallet në kërkim 41-vjeçari

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi ka ndërtuar pa leje në vijën brengdetare në Dhërmi.

Në vijim të punës për parandalimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime pa leje në vijën bregdetare, në fshatin Dhërmi, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.

Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasi G. Sh. kishte ndërtuar platformë me konstruksion druri dhe betoni, në zonën e plazhit, pa lejen e organeve kompetente.

Në bashkëpunimin me strukturat përgjegjëse të bashkisë Himarë u morën masat për prishjen e ndërtimit pa leje, me qëllim rikthimin e hapësirës publike në gjendjen fillestare.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u shpall në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi G. Sh., 41 vjeç, banues në Dhërmi, Himarë. Vijon puna për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy