Alarm në zonën e Zvërnecit, qytetarja zbulon armë dhe granata në anë të rrugës (VIDEO)

Alarm në zonën e Zvërnecit, qytetarja zbulon armë dhe granata në anë të rrugës (VIDEO)

Disa granata të ndryshkura dhe dy armë zjarri të mbuluara me rroba janë konstatuar në anë të rrugës së Plazhit të Vjetër, në zonën që shkon në drejtim të Zvërnecit, pranë Kanalit të Motorit.

 

Sipas informacionit paraprak, një qytetare ka vënë re objektet e dyshimta teksa po kalonte në këtë segment rrugor dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet.

 

Objektet janë gjetur në një prej akseve rrugore më të frekuentuara të qytetit dhe ndodheshin në pjesën anësore të rrugës.

 

Forcat përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet dhe për të marrë masat e nevojshme të sigurisë në zonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy