14-vjeçarja ngacmohej nga drejtori i shkollës/ Gjyshja: I shkruante fjalë turpi! (VIDEO)

14-vjeçarja ngacmohej nga drejtori i shkollës/ Gjyshja: I shkruante fjalë turpi! (VIDEO)

Gjyshja e 14-vjeçares nga Pogradeci që ka denoncuar se ngacmohej nga drejtori i shkollës ka dhënë një prononcim për mediat.

Gjyshja e të miturës ka treguar se nuk ishte në dijeni të ngjarjes në fjalë, ndërsa theksoi se drejtori kishte dy javë që i shkruante mbesës së saj ‘llafe turpi’.

Po ashtu, e moshuara tha se mbesa jetonte me të pasi prindërit i kishte emigrant. Gjyshja ka kërkuar nga shteti dënim maksimal, ndërsa shtoi se për abuzuesit duhet dënim kapital, me varje.

“I ka shkruar çupës në telefon. Cupa i kishte thënë kujdestares së klasës. Kishte folur me ato pastaj e morëm vesh ne këtë gjë. Ne atë ditë nuk e dinim fare, çupën e kishin marrë e kishin ulur poshtë (e kishin çuar në polici).

Ne nuk e dinim pastaj erdhën na thanë që çupa u ul poshtë (Shkoi në komisariatin e Pogradecit). Nuk e di çfarë i shkruante, por llafe turpi. Kishte dy javë që shkruante me çupën. Vajza na tregoi pastaj. Prindërit i ka në Greqi ne kujdesemi për të.

Shkuan bashkë në komisariat me çupën tjetër dhe babain e saj. Dje na thirrën dhe djalin. Ne nuk dalim dot jashtë nga halli i çupës. Shteti e di, ata njerëz që bëjnë këto gjëra, ta varin. Ka 3 ose 4 vjet drejtor në këtë shkollë ndërsa çupa ka 2 vite se ishte në Tiranë.”, tha gjyshja e 14-vjeçares.

Adriatik Haxhillari, drejtor në shkollën 9-vjeçare të fshatit Stropckë, tashmë është pas hekurave pas denoncimit se ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare.

59-vjeçari i ngacmonte prej dy javësh minorenet gjatë procesit mësimor, madje u dërgonte dhe mesazhe provokuese gjatë orëve të natës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy