Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Milot-Morinë, në vendin e njohur si ‘Ura me harqe’ ku një mjet tip Benz është përplasur me një mjet tip ‘Volkswagen’.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i 35-vjeçar i mjetit tip “Volkswagen”
Të lënduar nga aksidenti ka mbetur drejtuesi i mjetit tjetër dhe pasagjerja që ndodhej në makinën e viktimës. Ata janë nisur drejt spitalit të Traumës për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.
Në deklaratën e Policisë deklarohet se grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



