Shpërndante kanabis afër një shkolle të mesme, pranga një personi në Elbasan

Shpërndante kanabis afër një shkolle të mesme, pranga një personi në Elbasan

Shpërndante lëndë narkotike në doza, në afërsi të një shkolle të mesme në Elbasan, vihet në pranga 39-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, me fokus të veçantë, mjediset përreth institucioneve arsimore, mbështetur edhe nga inteligjenca informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

-R. K., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy