
Një 57-vjeçar është arrestuar në Fier pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë cannabis sativa në bahçen e banesës së tij në fshatin Ngjeqar në Roskovec.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se policia u vu në dijeni për aktivitetin e paligjshëm të 57-vjeçarit të identifikuar me inicialet B.G nga informatorë dhe si rezultat i kontrollit të territorit u bë e mundur goditja e rastit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".



