Vetingu në polici/ Konfirmohen në detyrë Nikollë Rica dhe Fatos Balla

Vetingu në polici/ Konfirmohen në detyrë Nikollë Rica dhe Fatos Balla

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë sot Nikoll Ricën, Drejtor i Burimeve Njerëzore në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse në Policinë e Shtetit.

Rica doli të hënën para trupit të KJV, ku iu nënshtrua kontrollit në tre kriteret. Sipas Komisionit, Rica kishte deklaruar një apartament në Tiranë, blerë në vlerën e 1 milionë e 900 mijë lekë, si burim nga shitja e një apartamenti të mëparshëm në zonën e 'Ali Demit', si dhe kursime familjare.

Ndërkohë këto pasuri dhe të tjera ai i ka të justifikueshme dhe në këtë mënyrë ai ka dalë i pastër në procesin e vettingut.

Komisioni i Jashtëm i Vettingut gjthashtu ka konfirmuar në detyrë edhe Fatos Ballën, me funksion Specialist në Sektorin e Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Edhe Balla pas nënshtrimit të vettingut ka rezultuar i pastër në të gjitha kriteret e vlerësimit.

Vettingut në polici i është nënshtruar këtë të premte dhe Drejtori i Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Bujar Ahmeti, i cili do vlerësohet për sa i përket pasurisë, kontrollit të figurës dhe aftësive profesionale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy