Shpërndante kokainë dhe mbante armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Shpërndante kokainë dhe mbante armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kombinimi”, në kuadër të luftës kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat, u arrestua shtetasi M. P., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë  të cilën e kishte fshehur te depozita e ujit, municion luftarak dhe 135 gramë lëndë narkotike kokainë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza me qëllim shitjen e saj. 

Gjithashtu, gjatë veprimeve procedurale, rezultoi se ky shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte goditur me qytën e pistoletës, shtetasin S. I, duke i shkaktuar dëmtime sipërfaqësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy