Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur sot kryeqytetin. Pas lajmit të djeshëm ku 39-vjeçari ka përdhunuar vajzën e mitur të shokut të tij, këtë herë është një grua me probleme mendore, ajo që ka rënë pre e abuzimit seksual nga fqinji i saj.
Gjatë ditës së djeshme, është bërë arrestimi i 55- vjeçarit Rezar Bineri, me banim në Tiranë.
Ai dyshohet se në disa raste ka kryer marrëdhënie seksuale me fqinjen e tij A.M., 39 vjeçe, e cila është e sëmurë mendore, me skizofreni.
Gjithçka u zbulua në sajë të denoncimit të bërë në polici ditën e djeshme, nga motra e 39-vjeçares, L. K., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka pikasur veprat e pahijshme të Binerit ndaj së motrës.
Në kallëzimin e bërë në polici, gruaja tha se fqinji ka përfituar për shkak të gjendjes së të motrës dhe në raste të ndryshme ka abuzuar seksualisht me të duke e lën edhe shtatzënë.
Ndërsa 55-vjeçari gjatë dëshmisë së tij në polici ka treguar se historia ka 5 vite që ka nisur. Ai ka kopjuar çelësin e banesës se grave dhe hynte sa herë e motra nuk ishte në shtëpi. Bineri kishte theksuar se ishte i divorcuar dhe se jetonte vetëm, ndërsa kishte tërheqje ndaj 39-vjeçares dhe skishte djeni që ajo vuante nga sëmundje e shëndetit mendor.
Por, e motra e saj mohon këtë fakt, duke shtuar se Bineri i ka kërkuar të bashkëjetojë me 39vjeçaren dhe ajo ia ka bërë të qartë sëmundjen e saj dhe pamundësinë që ajo ka për të mbajtur familje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.



