Dhëndri plagos me thikë vjehrrin dhe kunatin në Vlorë, arrestohet nga policia

Dhëndri plagos me thikë vjehrrin dhe kunatin në Vlorë, arrestohet nga policia

Një sherr brenda familjes çoi në plagosjen e dy personave në Vlorë, mbrëmjen e kësaj të diele.

Policia arrestoi dhëndrin 27 vjeçar, i cili plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij dhe më pas u largua.

 Xhevdet Braushi, 62 vjeç dhe djali i tij Albion Braushi, 30 vjeç, janë plagosur pas një sherri me thika me dhëndrin e tyre me iniciale R.K.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Çole”.

Shërbimet e Policisë pas afro një orë kërkimesh lokalizuan, kapën dhe prangosën, në lagjen “8 Nëntori”, autorin e dyshuar shtetasin Rildi Koçja, 27 vjeç, banues në Tiranë

“Ky shtetas pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., 61 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, të cilët ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve

 Mësohet se  Xhevdet Braushi është jashtë rrezikut për jetën ndërsa djali i tij ndodhet në gjendje kritike.

 Dy të plagosurit janë gjetur në trotuar nga banorët e zonës para se të dërgoheshin në spital.

Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy mjete prerëse, thika.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy