
Një zjarr përfshiu dje lagjen “Partizani” në Vlorë. OSSH bën me dije sot përmes një njoftimi se për arsye sigurie është stakuar linja si masë sigurie për ruajtjen e jetës së njerëzve dhe pronën.
NJOFTIMI
Vlorë, Zjarri në lagjen “Partizani”, reagon menjëherë OSSH, stakon linjën në kordinim me policinë dhe zjarrëfikësen
Rritja e temperaturave ka shtuar rreziqet ndaj rrjetit elektrik, ndaj OSSH po qëndron në gadishmëri absolute 24 orë për të reaguar në kohë.
Faktin e tregon rasti i rënies së zjarrit në lagjen “Partizani” Vlorë, ku pas telefonatës nga policia në sallën e dispecerisë rajonale, strukturat e OSSH, kanë manovruar, konform rregulloreve për të stakuar fiderin nr.9 të Nst Vlora 2, si masë sigurie për ruajtjen e jetës së njerëzve dhe pronën.
Saktësimi i OSSH vjen pas publikimit në media të videos ku zjarrëfikësi urdhëron elektricistët për stakim të energjisë , shoqëruar me lajmin për “mungesë kordinimi mes intitucioneve të shtetit”
OSSH thekson se: Stakimi i fiderit (rrjeti i tensionit të mesëm) realizohet bazuar mbi rregulloren teknike, me kujdes, duke mos cenuar nënstacionin.
Fideri furnizon dhe spitalin e Vlorës ndaj OSSH ka vepruar me kujdes, duke stakuar linjën, por pa cënuar institucionin shëndetësor.
Sa më lartë është dashur koha e nevojshme për të kryer manovrimet e duhura, brenda afatit jo më shumë se 10 minuta.
Theksojmë se strukturat e OSSH, pjesë e OSHEE Group janë të angazhuara 24 orë në gatishmëri, për çdo situatë kritike, duke ndërvepruar me institucionet e tjera lokale dhe qendrore



