Plagosi me thikë bashkëfshatarin, arrestohet 74 vjeçari në Lushnjë

Plagosi me thikë bashkëfshatarin, arrestohet 74 vjeçari në Lushnjë

Një 74-vjeçar është arrestuar të mërkurën nga policia, pasi plagosi me thikë bashkëfshatarin e tij.

Burime nga policia thanë se në fshatin Ngurrëz e Vogël, ka pasur një konflikt mes dy shtetasve.

Kanë qenë banorët, ata që lajmëruan policinë, ndërsa këta të fundit kanë shkuar drejt vendngjarjes, duke bërë të mundur arrestimin ne flagrancë të shtetasit T.D., 74-vjeç.

Konflikti, mes dy personave, mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Mësohet se 74-vjeçari ka goditur me thikë shtetasin I.S., 50-vjeç, i cili u plagos rëndë.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Në cilësinë e provës material, 74-vjeçarit iu sekuestrua thika, me të cilën goditi 50-vjeçarin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy