Falsifikuan biletat e urbanit, Prokuroria çon në gjyq 8 të akuzuarit

Falsifikuan biletat e urbanit, Prokuroria çon në gjyq 8 të akuzuarit

Prokuroria e Tiranës ka dërguar kërkesën për gjykim të çështjes në ngarkim të shtetasve Erisa Vora, Lulzim Allaraj, Fatos Vrapi, Albana Vrapi, Aldi Duka, Ferdinand Ibrahimi, Klodiana Qato, nën akuzë për fshehje të të ardhurave. Ndërsa Anastas Ibrahimi akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.”

Ndalimi i tyre u bë me 27 gusht të vitit të kaluar falsifikimin e biletave të transportit urban ndërqytetas. Vepra penale mund të jetë kryer në formën e përdorimit të letrave me vlerë pasi nuk arrihet të provohet përgjegjësia penale në lidhje me prodhimin e këtyre letrave me vlerë të falsifikuara. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e vënë në lëvizje nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë sh.a., ka kryer kontroll në linjat e autobusëve të transportit urban, për shkak të dyshimeve se në këto linja qarkullonin bileta transporti urban, të cilat nuk prodhoheshin nga shtypshkronja. Në dy linja janë evidentuar blloqe biletash, të cilat kanë rezultuar se kanë qenë të ndryshme nga të tjerat. Ndaj këtyre subjekteve është marrë masë administrative.

Nga komunikimet telefonike të Ferdinand Ibrahimit dhe djalit të tij, Anastas Ibrahimi, ka rezultuar se ky i fundit tentoi të largohej me mjetin në të cilin ndodheshin 105 mijë bileta të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan. Nga përgjimi i komunikimeve telefonike, ka rezultuar se Ferdinandi dhe Anastasi kanë diskutuar për bileta të falsifikuara, hedhjen e tyre në plehra dhe djegien e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy