
Gjykata Penale e Tiranës vendosi të martën burg pa afat për tre të arrestuarit e grabitjes së ndodhur në 30 prill në fshatin Qinam të Zall-Herrit.
Gjyqtarja e çështjes Armela Hasantari dha "arrest me burg" për dy vëllezërit Ndriçim dhe Durim Bami, si dhe “organizatorin e grabitjes”, Jani Aruçi.
Autorët, pasi lidhën kryefamiljarin, nën kërcënimin e armës morën 400 mijë lekë të vjetra.
Tre autorët u prezantuan para grabitjes si punonjës policie.
Pas ngjarjes policia sekuestroi mjetin e përdorur në ngjarje, si dhe një nga dy armët e përdorura nga autori.
Kontrollet u kryen në Zall Herr dhe në fshatrat Grec dhe Tapizë.



