Covid në Kosovë regjistron pesë të vdekur e 1765 raste të reja infektimi

Covid në Kosovë regjistron pesë të vdekur e 1765 raste të reja infektimi

Dita e sotme në Kosovë, shënohet si ndër më të rëndët sa i përket rasteve të reja që nga fillimi i këtij viti pandemik.

Pesë raste të vdekjes nga COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit, bazuar në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar të martën.

Nga gjithsejt 9.581 testime, 1.765 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Me rritjen enorme të numrit të rasteve të reja, numri i rasteve aktive ka shkuar në 10 mijë e 183.

Sot janë shëruar 121 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.278.

Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 10.183.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy