Kërcënoi me armë zjarri kuzhinierin e lokalit, shpallet në kërkim 33-vjeçari në Velipojë

Kërcënoi me armë zjarri kuzhinierin e lokalit, shpallet në kërkim 33-vjeçari në Velipojë

Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim në Velipojë, pasi gjatë konflikti kërcënoi me pistoletë kuzhinierin e një lokali.

33-vjeçari kur konstatoi se po vinin shërbimet e Policisë hodhi armën e zjarrit dhe u largua me shpejtësi.

Drupal Ad

 

 

 

Në njoftim thuhet:

Kanosi me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit gjatë një konflikti të çastit. Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim një 33-vjeçar si autor të dyshuar. 33-vjeçari kur konstatoi se po vinin shërbimet e Policisë hodhi armën e zjarrit dhe u largua me shpejtësi ku vijon puna për kapjen e tij. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma  e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë pas njoftimit  të marrë se në një lokal në  fshatin Pulaj-Plazh, po ndodhte një konflikt, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Nga veprimet e shpejta rezultoi se në  lokalin me administrator shtetasin  E. F., kishte ndodhur një konflikt  i çastit mes shtetasve E. H., 20 vjeç,  kamarier i lokalit  dhe shtetasit  A. F.,  33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, kuzhinier i lokalit.  Në konflikt ishte përfshirë dhe shtetasi  E. I., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili kishte kanosur me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F.

33-vjeçari kur ka parë shërbimet e Policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u larguar  me shpejtësi ku vijon puna për kapjen dhe arrestimin e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e  plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy