Kush është 35-vjeçari i ekzekutuar në Kamëz (EMRI)

Kush është 35-vjeçari i ekzekutuar në Kamëz (EMRI)

Pas orë pas ngjarjes, është identifikuar edhe viktima që u gjet brenda një automjeti në Kodër Kamëz. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, ndërsa sipas burimeve 35-vjeçari i identifikuar si Can Kariçi, lindur në Dibër dhe banues në Kamëz, është qëlluar për vdekje me armë në mjetin me targa të huaja. 35-vjeçari, sipas informacioneve paraprake mësohet se ka qenë me precedent penal ne fushën e krimeve ndaj personit. 

Sipas burimeve nga policia, mësohet se në vendin e ngjarjes nuk janë dëgjuar të shtëna me armë. Kjo hedh dyshimet që ndaj të riut është qëlluar me armë me silenciator.

Policia njoftoi zyrtarisht se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa Can Kariçi ka humbur jetën brenda në automjet.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes.

Ndërkohë, një automjet tip "Audi" është gjetur i djegur në zonën e Institutit. Dyshohet se makina i përket autorëve të vrasjes së 35-vjeçarit

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy