Kërcënoi me thikë shoferin e një taksie dhe i grabiti para e varëse, arrestohet autori në Tiranë

Kërcënoi me thikë shoferin e një taksie dhe i grabiti para e varëse, arrestohet autori në Tiranë

Një grabitje me kërcënim me thikë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, ku një pasagjer i ka marrë me forcë një shumë parash dhe një varëse drejtuesit të taksisë me të cilën po udhëtonte.

 

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 14:30, një shtetas, i cili dyshohet se ka kanosur me mjet prerës shoferin e taksisë, i ka vjedhur atij një shumë parash dhe një varëse.

 

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar është lokalizuar dhe neutralizuar, ndërsa aktualisht po shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Policia bën me dije se, pas përfundimit të veprimeve hetimore dhe procedurale, do të japë informacion të plotë mbi ngjarjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy