
Një banesë është përfshirë nga flakët paraditën e sotme duke u djegur tërësisht në fshatin Verri të njësisë Proptisht.
Sipas të dhënave paraprake, shkak i zjarrit mendohet të ketë qënë një shkëndijë elektrike në banesë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
Në vendngjarje janë zjarrfikësit e Pogradecit dhe Prrenjasit që po punojnë për shuarjen e flakëve pasi rrrezikonin edhe banesat ngjitur.



