Shpërndante doza me kokainë, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Shpërndante doza me kokainë, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 24-vjeçar, pasi është kapur në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla. Sipas njoftimit të policisë, në pranga është vënë shtetasi A. K., të cilit i janë sekuestruar edhe 13 doza kokaine. Sakaq, në kuadër të këtij hetimi, janë proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, bazë të informacioneve të siguruara nga Sektori për Hetimin e Krimeve se një shtetas merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në një lokal në Hamallaj ku ndodhej shtetasi A. K. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u gjetën 13 doza me lëndë narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 24 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale ‘Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt’”, njoftoi policia.

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasi S. T., 24 vjeç, banues në Hamallaj (pronari lokalit), për veprën penale “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të tij u gjetën 6 fishekë dhe shtetasi L. B., 31 vjeç, banues në Hamallaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 doza me lëndë narkotike kokainë, 6 fishekë, një sasi lënde narkotike marijuanë dhe një peshore elektronike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy