Nëntë të lënduar nga shpërthimi i një granate dore në Prizren, në kërkim tre të dyshuar

Nëntë të lënduar nga shpërthimi i një granate dore në Prizren, në kërkim tre të dyshuar

Nëntë persona janë lënduar në orët e hershme të së mërkurës së 22 nëntorit si pasojë e shpërthimit të një granate dore në një treg të kafshëve në qytetin jugor të Kosovës, Prizren.

Pesë nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ndërsa të tjerët janë liruar nga spitali, tha shefi i Emergjencës në Spitalin Rajonal të Prizrenit, Hekuran Veçgishti.

 Ata u transferuan në QKUK për shkak të lëndimeve në gjoks dhe qafë, si dhe për shkak të mungesës se kirurgut torakal në Spitalin e Prizrenit, tha Veçgishti.

 Ndërkohë, Policia e Prizrenit thotë se tre persona të dyshuar për incidentin janë identifikuar dhe janë duke u kërkuar nga Policia.

Shaqir Bytyçi nga Policia në Prizren tha se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe se janë tashmë në kërkim.

Rreth orës 04:50, policia ka pranuar informatë për një rast plagosjeje te tregu i kafshëve në Prizren. Nga informatat e para dyshohet se nëntë perona kane pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore.

Motivet e incidentit nuk janë bërë të ditura menjëherë.

 Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku po marrin trajtim mjekësor.

 Në vendngjarje ka dalë edhe njësiti i hetimeve rajonale të Prizrenit për të mbledhur prova për rastin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy