KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Fierit, Suela Beluli

KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Fierit, Suela Beluli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Suela Belulin, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

KPK njoftoi se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 30 janar për subjektin e rivlerësimit, Suela Beluli  vendosi konfirmimin e saj në detyrë.

Gjatë seancës dëgjimore ajo dha shpjegime më së shumti për barrën e provës në kriterin e pastërtisë së figurës lidhur me dyshimet e ngritura për kontakte të papërshtatshme me një person të dënuar për krim të organizuar, si dhe për burimet për blerjen e një njësie dhe destinacionin e një kredie, vite përpara se të fillonte detyrën. Beluli mori vlerësim pozitiv për aspektin profesional.

Suela Beluli, e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si oficere e Policisë Gjyqësore.

 Ajo u emërua prokurore në vitin 2015 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy