Një person ka humbur jetën teksa ka qenë duke kaluar rrugën në autostradën Thumanë-Laç.
Rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, në autostradën Thumanë-Laç, automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



