Lëvizte me armë me vete, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me armë me vete, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një person pasi është kapur me armë zjarri me vete.

Policia informon se në pranga ka përfunduar 24-vjeçari Enea Canameti.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me fishekë luftarak.

NJOFTIMI:

Kontrolle në automjete dhe ambiente të ndryshme, për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme. Si rezultat i kontrolleve është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me municion luftarak. Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, në rrugën “Siri Kodra”, është ushtruar kontroll në automjetin me drejtues shtetasin E. C., 24 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me fishekë luftarak. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. C., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy