Lleshaj takon efektivin që plagosi kriminelin sot në Tiranë dhe viziton në spital kalimtaren e lënduar aksidentalisht

Lleshaj takon efektivin që plagosi kriminelin sot në Tiranë dhe viziton në spital kalimtaren e lënduar aksidentalisht

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka takuar sot efektivin e policisë që arriti të neutralizojë një person të rrezikshëm dhe të shumëkërkuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Orges Bilbili.

Gjatë konfrontimit me Bilbilin, të cilin efektivi e ndaloi rastësisht gjatë fashës së lejimit të qarkullimit nga pandemia e koronavirusit, u plagos lehtë edhe një kalimtare e rastit, të cilën ministri Lleshaj e ka vizituar në spital.

“Një kombinim rrethanash solli, që gjatë një përplasje të rrezikshme mes Policisë së Shtetit dhe një personi me shumë rekorde kriminale, ku u përdorën armët e zjarrit, të arrihej të neutralizohej në gjendje të plagosur dhe të arrestohej një ndër personat më të kërkuar në vend.

Fatkeqësisht gjatë përplasjes mbeti e plagosur një kalimtare e rastit. Për t’i shprehur solidaritetin dhe për t’i kërkuar ndjesë qytetares së plagosur, bashkë me drejtuesit e Policia e Shtetit e asaj të Tiranës, bëmë një vizitë në spitalin ku është shtruar qytetarja e plagosur, e cila është nën kujdesin e plotë të mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, me respekt takova punonjësit e skuadrës “Shqiponja”, të cilët sot dëshmuan ato cilësi që të gjithë kërkojmë tek Policia jonë: zgjuarsi, vigjilence, pëgjegjësi, profesionalizëm dhe trimëri. Pavarësisht pandemisë, Policia nuk e humbet fokusin tek detyrat e saj bazë”, shkruan ministri Lleshaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy