
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan -Metalurgji, në zonën e Bradasheshit, ku dy automjete janë përplasur me njeri-tjetrin.
Raportohet se deri tani mendohet të jenë katër të lënduar në moshë të re, dy prej tyre janë femra.
Ata janë dërguar menjëherë në kirurgjinë e qytetit të Elbasanit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dy prej tyre kanë marrë lëndime në pjesën e shtyllës kurrizore dhe dy të tjerat thyerje gjymtyrësh.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes teksa ka rrethuar zonën me perimetër sigurie për të vijuar hetimet për shkakun e përplasjes se dy automjeteve.
Dyshohet për parakalim të gabuar.



