
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën Fortuzi në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë më shumë se dy makina.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa nuk dihet ende nëse ka të plagosur nga kjo ngjarje.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë, të cilt po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



