
Dy persona janë zhdukur dje duke humbur kontaktet me familjarët në Fier dhe Lushje, ka bërë të ditur sot policia në njoftimin e saj.
Mësohet se një 29-vjeçar në Fier është larguar nga banesa dhe nëna e tij ka bërë kallëzim në polici një ditë më parë.
Ndërsa në Lushnjë po punohet për gjetjen e shtetasit I. N., pas kallëzimit të vëllait të tij se 57-vjeçari, i cili vuan nga sëmundja e depresionit, është larguar nga banesa.
NJOFTIMI
Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 54 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Lushnjë/Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit I. N., 57 vjeç, banues në fshatin Çiflik i Ri, Lushnjë, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim vëllai i tij se 57-vjeçari (i cili vuan nga sëmundja e depresionit) është larguar nga banesa.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit J. H., 29 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim nëna e tij se djali është larguar nga banesa.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



