Korçë, 38-vjeçari plagoset me armë gjahu pranë banesës

Korçë, 38-vjeçari plagoset me armë gjahu pranë banesës

Një 38-vjeçar nga fshati Bulgarec i Korçës është plagosur në orët e mbrëmjes së sotme pasi është qëlluar me armë gjahu.

Policia thotë se “rreth orës 20:20, jemi njoftuar se në fshatin Bulgarec, një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të banesës së shtetasit V.F, rreth 38 vjeç, ku për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur”.

Në vendngjarje u dërguan menjëherë shërbimet e Policisë dhe u bë transportimi për në spital i shtetasit V.F, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punohet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy