Foto / Itali /  Shqiptari vdes duke grabitur një grua

Foto / Itali / Shqiptari vdes duke grabitur një grua

Një shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Bergamo të Italisë, pas tentativës për të grabitur një shtetasi italiane.

Sipas “BergamoNews”, ngjarja ndodhi në Via Roma të Villongos, ku në parkingun e bibliotekës një grua italiane u përball me shqiptarin e armatosur me thikë.

Ai është Agron Beshmata, dhe ka kërcënuar gruan. Kjo e fundit, për të shmangur ndonjë ngjarje të rëndë, ka hipur me shpejtësi në makinë dhe duke u larguar ka goditur shqiptarin me pasqyrë.

Pak minuta më vonë, Beshmata humbi jetën si pasojë e plagëve që mori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy