Përplasi për vdekje të moshuarën që lëvizte me biçikletë, arrestohet 53-vjeçarja në Shkodër

Përplasi për vdekje të moshuarën që lëvizte me biçikletë, arrestohet 53-vjeçarja në Shkodër

Aksident me pasojë vdekjen e një gruaje të moshuar ëhstë regjistruar ditën e sotme në Shkodër.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasen A. R., 53 vjeçe, pasi ditën e sotme, rreth orës 10:30, në lagjen “Skënderbeg”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja M. Ç., 72 vjeçe.

Menjëherë pas përplasjes e plagosura është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.

Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e vërtet të aksidentit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy