Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor që ndodhet pranë rrugës së Kombit në zonën e Repsit në Mirditë.
Flakët e zjarrit janë shfaqur rreth orës 15:00 dhe janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke vëne në rrezik dhe banesat përreth.
Në terren ndodhen zjarrfikësit e Mirditës të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.



