Veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit/ Arrestohen dy persona në Lushnjë

Veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit/ Arrestohen dy persona në Lushnjë

Marinel Dervishi dhe Amarildo Kuka janë arrestuar nga Policia e Lushnjës për organizim të lotarive të palejuara dhe për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit, në vijim të veprimeve operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit "Sundimi i ligjit". 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:  

 -M. D., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen "Skënder Libohova", gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas, duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit (baste sportive në celular);   

-B. T., 53 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy