Dy turiste nga Guatemala u shpëtuan nga Njësia Policore Detare në Dhërmi, pasi ndërsa lundronin në Gjirin e Himarës me kanoe dhe për shkak të dallgëve u rrezikohej jeta pasi nuk vijonin dot lundrimin për tu kthyer në breg.

Njësia Policore Detare u ka shkuar në ndihmë dy vajzave, duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistet falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.