Plagosja e dyfishtë në Tiranë, arrestohen 2 autorët e dyshuar, në kërkim një tjetër (VIDEO)

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, arrestohen 2 autorët e dyshuar, në kërkim një tjetër (VIDEO)

Policia ka vënë sot në pranga dy prej autorëve të plagosjes së Aleksnadër Nikollit dhe Xhulio Velës dje në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim autori i tretë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas një pune intensive hetimore kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit:

Fatjon Palushi, 27 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Daniel Manushi, 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Si dhe u shpall në kërkim si autor i tretë i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Islam Xhetani, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Këta shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” me rrugën “Frosina Plaku”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit Aleksandër Nikolli, 28 vjeç dhe Xhulio Vela, 26 vjeç,  të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasve të plagosur.

Në vijim të veprimeve, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.N., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Gjithashtu, falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë të përdorur në vendngjarje nga autorët e dyshuar.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy