Kërkohej për prodhim dhe shitje narkotike/ Arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Kërkohej për prodhim dhe shitje narkotike/ Arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim kohë më parë, ka rënë në prangat e policisë në Shkodër.

Në pranga ka rënë Gjokë Odri, 39 vjeç, banues në fshatin Grudë, Shkodër.

Personi në fjalë ishte i shpallur në kërkim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", i cili ishte i dënuar me 3 vite dhe 4 muaj burg.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim.

Në pranga edhe shtetas tjetër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Gjokë Odri, 39 vjeç, banues në fshatin Grudë, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, në vitin 2018, e ka dënuar me  3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy