
Një grua ka humbur jetën gjatë ditës së sotme, pasi ka rënë në lumë teksa ka qenë duke kaluar mbi urë.
Rreth orës 14:30, teksa kalonte në urën mbi lumin Fan, për të shkuar në banesën e saj, në fshatin Gjegjan të Pukës, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lum, shtetasja D. P., 70 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.
Trupi i 70-vjeçares është nxjerrë nga ujërat e lumit dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.



