Një zjarr ka rënë këtë të enjte në një kabinë elektrike të ndodhur në katin përdhes të një pallati 4-katësh në qytetin e Gjirokastrës, duke shkaktuar panik mes banorëve për disa momente.
Ngjarja u shënua në lagjen “18 Shtatori”, ku kabina elektrike u përfshi nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë mbingarkesa në rrjetin elektrik.
Banorët e pallatit njoftuan menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ndërhyri në kohë me mjetet e nevojshme për të neutralizuar flakët, të cilat kishin marrë përmasa të konsiderueshme.
Falë reagimit të shpejtë të forcave zjarrfikëse, zjarri u vu nën kontroll dhe u arrit të shmangeshin dëme të tjera materiale apo lëndime në njerëz.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit dhe për të vlerësuar gjendjen teknike të pajisjeve elektrike në ndërtesë.



