Një aksident i rënë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit të Policisë në Fier, ku një motor ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Sipas policisë, është bërë shoqërimi i drejtuesit të motorrit, ndërsa po punohet për identifikimin e viktimës.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Informacion paraprak
Sot rreth 19:40, në vendin e quajtur "Rotondo e parkut" shtetasi Sh. K., 66 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin tip "Honda" ka përplasur një këmbësor, rreth 50 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Eshtë shoqëruar shtetasi Sh. K në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



